Flash News

Rajoni

Shqiptarët protestë kundër tij, Vuçiç dëshiron të gjejë "shtëpinë e dytë" në Tiranë: "Open Balkan" nuk synon Serbinë e Madhe

Shqiptarët protestë kundër tij, Vuçiç dëshiron

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tregoi në konferencën e përbashkët me kryeministrit Edi Rama dhe Zoran Zaev momentin kur u njoh me kritikat e shqiptarëve për nismën "Open Balkan". Ai mohoi që kjo nismë të ketë synim Serbinë e madhe apo Shqipërinë e madhe, duke kërkuar shkëputjen nga e shkuara.

Ai i kërkoi Kosovës, Bosnjës dhe Malit të zi të bëhen pjesë e kësaj nisme. Vuçiç shprehu dëshirën që  kur të vijë në Shqipëri të ndihet si në shtëpinë e tij të dytë.

"Kur erdha në Shqipëri e pashë që kryeministrit Edi Rama iu kundërvunë për iniciativën e "Ballkanit të Hapur" për ata që thonë se unë dua një Serbi të madhe ose ata që thonë se ka të bëjë me Shqipërinë e madhe.

Kjo nismë s'ka të bëjë as me njërën dhe as me tjetren. Por të mos humbasim në këtë diskutime që kanë të bëjnë me të shkuarën, sepse nuk do arrijmë të bëjmë dot diçka për të ardhmen. Serbinë dua ta shihni si shtëpinë tuajën të dytë, sepse dhe ne dëshirojmë të ndihemi këtu kur vijmë në Shqipëri apo MV. Ne dëshirojmë që Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja të bëhen pjesë në këtë nismë që të kemi disa gjera të prekshme", tha Vuçiç.

E teksa Vuçiç bën këto deklarata, vlen për t'u theksuar fakti se ai është shprehru prere se nuk e njeh shtetin e Kosovës. Kujtojmë që Serbia shkaktoi provokime në veri Kosovës në shtator të këtij viti, vetëm se kjo e fundit vendosi të zbatonte një masë reciprociteti që ishte nënshkruar nga të dyja palët. Vuçiç kërkon të ndihet si në shtëpinë e dytë në Shqipëri, por një natë më parë u zhvillua protestë kundër vizitës së tij.

Të fundit