Flash News

Rajoni

Shqiptari i jep fund grevës në Greqi, fiton kërkesat për djalin e tij

Shqiptari i jep fund grevës në Greqi, fiton kërkesat për

Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruçi ka vendosur ta ndërpresë protestën, pasi autoritetet greke pranuan kërkesat e tij.

Ai kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij, Denis Ruçi, dhe kryerjen e analizave të specializuara për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Ky vendim pasoi një periudhë të gjatë betejash dhe presioni nga familja për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi, ku humbën jetën 57 persona, përfshirë edhe të birin e tij.

Avokatja e Ruçit, Zoe Konstantopoulou, e cilësoi këtë fitore si triumf të drejtësisë dhe falënderoi mbështetjen e vazhdueshme që mori familja gjatë gjithë kohës.

Nga ana tjetër, Pano Ruçi tha se gjatë grevës ka përjetuar shumë dhimbje dhe lodhje, por mbështetja e njerëzve i dha forcë për të qëndruar deri në plotësimin e kërkesave të tij.

Të fundit