Flash News

Rajoni

Shqiptari udhëtoi në Greqi për të sulmuar ish-gruan, 50-vjeçarja goditet disa herë me thikë në mini-market

Shqiptari udhëtoi në Greqi për të sulmuar ish-gruan,
Një grua 50-vjeçare në ishullin Thassos u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, i cili  kishte ardhur nga Shqipëria për ta gjetur. 

Sipas mediave greke, 55-vjeçari mbërriti në Greqi më 1 dhjetor me qëllimin për ta gjetur gruan. 
Ai udhëtoi në Thassos dhe kërkoi për të në ishull deri sa e gjeti në një mini-market. Aty qëlloi të kryente sulmin.  

Kur e gjeti, e ndaloi dhe pavarësisht përpjekjeve të gruas për të mbrojtur veten e goditi me thikë disa herë në kokë dhe trup.  
E plagosura u dërgua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Prinos, pastaj në Spitalin e Përgjithshëm të Kavala-s, dhe më pas u transferua në spitalin AHEPA Hospital në Selanik. Raportohet se aktualisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Policia arrestoi menjëherë autorin pas sulmit. Në pranga u sekuestrua thika që u përdor si armë, si dhe objekte të tjera që ai mbante me vete.  

Të fundit