Flash News

Rajoni

Shqiptarja ‘fluturon’ nipin dhe mbesën e mitur nga ballkoni në Athinë, më pas tenton të vetëvritet

Shqiptarja ‘fluturon’ nipin dhe mbesën e mitur nga ballkoni

Një grua shqiptare ka hedhur nga ballkoni i shtëpisë nipin dhe mbesën, të dy të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Athinë. Sipas mediave greke, të miturit ndodhen në spital por janë jashtë rrezikut për jetën.   

Fqinjët në rrugën Nafpaktou në Egaleo janë shokuar, kur pasditen e së premtes kanë parë gruan duke hedhur nga ballkoni dy fëmijë të mitur dhe më pas ajo vetë ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur edhe ajo.

Na hodhi tezja nga ballkoni”, thërrisnin fëmijët duke qarë.

“Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes.

Nuk dihet ende shkaku i aktit të 42-vjeçares shqiptare, e cila kishte shkuar sot në shtëpinë e motrës në zonën e Egaleos.

Autorja e ngjarje ndodhet po ashtu në spital, pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Të fundit