Flash News

Rajoni

“Është e vështirë të flasësh me shqiptarët”, Vuçiç: Deri në vitin 2022 s’e njohim Kosovën

“Është e vështirë të flasësh me
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Aleksandar Vuçiç deklaroi se derisa ai të jetë president i Serbisë, pra deri në vitn 2022, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

“Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar kjo. Ne bëmë më të mirën”,  tha ai për “Vecernje Novosti”.

Presidenti serb tha se “është e vështirë të flasësh me shqiptarët”. Të gjitha bisedat e palës kosovare, theksoi ai, vijnë deri në “njohje të ndërsjellë”.

“Unë u thashë atyre 100 herë se nuk isha i interesuar për këtë”, tha Vuçiç.

Të fundit