Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shumicë e re apo zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi pas shkarkimit të Abazoviç

Pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç në Mal të Zi, disa subjekte politike kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa të tjera shqyrtojnë formimin e Qeverisë së re.
Për këtë të fundit ka disa opsione - nga një qeveri partiake me një program konkret politik deri te një qeveri kalimtare, detyrë e së cilës do të ishte organizimi i zgjedhjeve.
Formimi i një qeverie të re është opsion më real se zgjedhjet e reja, ndonëse të gjitha kombinimet që aktualisht janë në lojë, duken të vështira për t’u arritur, thotë për Radion Evropa e Lirë aktivisti dhe kolumnisti malazez, Stefan Gjukiq.
“Më reale është të formohet një qeveri e re, sado e pamundur të duket tani”, thotë ai.
Më 20 gusht, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë së Abazoviç.
Për këtë mocion kanë votuar 50 nga gjithsejtë 81 deputetët.
Qeveria e Abazoviç do të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Kush me kë do të formonte Qeverinë e re?
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Millo Gjukanoviqit, e cila ka iniciuar rënien e Qeverisë së Abazoviç, ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
“Pas dy eksperimenteve të këqija nga viti 2020 [Qeveria e ekspertëve dhe Qeveria e pakicës], do të duhet të biem dakord se kush do t’i përgatisë këto zgjedhje, për të siguruar përfundimisht një qeveri evropiane”, kanë thënë nga DPS-ja, duke shtuar se janë të gatshëm për një dialog konstruktiv me të gjitha partitë parlamentare.
Fronti Demokratik pro-serb (DF) pret që partitë e shumicës parlamentare, të dala nga zgjedhjet e gushtit 2020, të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.
Shumica e atëhershme parlamentare është përbërë nga partitë e mbledhura rreth DF-së, Demokratët e Aleksa Beçiqit, Lëvizja Qytetare URA e Abazoviç dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).
Ata kanë mposhtur DPS-në vetëm me një mandat më shumë në Kuvend, duke formuar Qeverinë e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq në dhjetor të vitit 2020.
Kjo Qeveri ka funksionuar deri në shkurt të këtij viti, kur është rrëzuar me iniciativën e zëvendëskryeministrit të atëhershëm, Dritan Abazoviç.
Megjithatë, midis URA-s dhe SNP-së në njërën anë dhe Demokratëve në anën tjetër është hapur një konflikt i ashpër politik, për shkak se Demokratët kanë votuar për rënien e Qeverisë së Abazoviç.
Para votimit të mosbesimit në Kuvend, Abazoviç ka porositur ish-partnerët e tij që “të mos e thërrasin në tryezën e bisedimeve” pas përmbysjes së Qeverisë së tij.
Në opinion janë publikuar një sërë komunikatash, përmes të cilave këto parti akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti, për bashkëpunim me DPS-në dhe hedhin poshtë mundësinë për të rënë dakord për krijimin e një qeverie të re.
Partitë më të vogla parlamentare, në anën tjetër, kërkojnë marrëveshje urgjente për datën e zgjedhjeve dhe për Qeverinë që do t’i përgatiste ato.
Qeveria kalimtare si opsion
Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Malit të Zi, Branisllav Radulloviq, thotë se pas rënies së Qeverisë së Abazoviç, në tavolinë janë dy opsione të mundshme - që Qeveria e Abazoviç të vazhdojë të funksionojë me mandat teknik deri në zgjedhjet e reja ose të formohet një qeveri kalimtare.
“Shtrohet pyetja nëse shumica parlamentare që ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë ekzistuese do të lejojë që mandatari me mandat teknik dhe zëvendëskryeministri nga ky pozicion të shkojnë në zgjedhje... apo do të pranojnë të formojnë një qeveri neutrale, e cila do të mundësonte që të gjitha subjektet të jenë të barabarta në procesin zgjedhor”, thotë Radulloviq.
Qeveria e Abazoviç është rrëzuar nga DPS-ja e Gjukanoviqit, Demokratët opozitarë të Aleksa Beçiqit, disa parti më të vogla qytetare dhe disa parti të pakicave.
Radulloviq thotë se qeveria teknike me siguri do të kishte mbështetjen e dy të tretave të deputetëve, por nuk do të përfshinte liderët e partive.
“Ajo qeveri nuk do të ishte një qeveri klasike, programore. Të gjitha partitë do të delegonin në të një numër të caktuar ministrash, teknokratë partiakë, me kryeministër neutral. Ajo qeveri do ta mbante sistemin funksional, do të siguronte neutralitetin e zgjedhjeve. Do t’i krijonte kushtet që Qeveria e ardhshme të jetë e qëndrueshme, programore, dhe ta çojë Malin e Zi në Bashkimin Evropian”, thotë Radulloviq.
Mbledhja e shumicës së vjetër në Qeverinë e re nuk është reale
Gjukiq thotë se është joreale të pritet formimi i një shumice të re - të vjetër, e cila do të përbëhej nga fituesit e zgjedhjeve të gushtit 2020: DF, Demokratët dhe URA.
“Udhëheqësit janë shumë mendjemëdhenj dhe kjo shihet përmes lëvizjeve politike hakmarrëse në marrëdhëniet midis Demokratëve dhe URA-s. Fillimisht, URA ka iniciuar largimin e udhëheqësit të Demokratëve, Aleksa Beçiq, nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe tani Demokratët po hakmerren me mosbesimin ndaj Qeverisë së Abazoviç”, thotë Gjukiq.
Partnerët perëndimorë presin zgjidhje të krizës
Nga të gjitha adresat e rëndësishme ndërkombëtare janë dërguar mesazhe për tejkalimin e krizës ekzistuese politike në Mal të Zi.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Tonino Picula, ka thënë se politika malazeze duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në drejtim të integrimit evropian apo do të bëhet “mall shpenzues” i interesave ruse dhe serbe në rajon.
“Qytetarët e Malit të Zi vazhdojnë të mbështesin qartazi anëtarësimin në BE, gjë që duhet të marrë mbështetje në zgjedhje... Një Kuvend dhe një Qeveri e tillë sigurisht se do të kishin mbështetjen e Parlamentit Evropian”, ka shkruar Picula në Twitter.
Pas rënies së Qeverisë së Abazoviqit, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nga Mali i Zi pret që të formojë shpejt një qeveri të re ose të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin pjesëmarrjen e DF-së në një qeveri të re të mundshme, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë DF-në partner, sepse ky subjekt “nuk mbështet vlerat evropiane”. REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38