Flash News

Rajoni

Siria njeh Kosovën, Vuçiç "fajëson" Turqinë

Siria njeh Kosovën, Vuçiç "fajëson"

Presidenti serb Alekandar Vuçiç ka reaguar pasi Siria njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke folur me gazetarët në Samarkand pasi mori pjesë në hapjen e sesionit të 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Vuçiç tha se ishte një vendim i pritshëm dhe se pas kësaj fshihej Turqia.

“Kjo është një maratonë, jo një garë 50 metrash. Duke marrë parasysh se me kë po garojmë, fuqitë më të mëdha të botës, të cilat po na marrin tokën, territorin tonë, ne po ia dalim mbanë mirë”, tha Vuçiç.

Ministria e Jashtme Siriane njoftoi të mërkurën se kishte njohur Kosovë në Riad të Arabisë Saudite, vendim që u mirëprit nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të fundit