Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Sistemi në prag të shpërthimit!" Deputetët gjermanë: Vuçiç duhet të dëgjojë protestuesit!

Partitë parlamentare gjermane janë aktualisht të zëna shumë me fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 23 shkurt. Por grupet parlamentare në Bundestaggjetën kohë të flasin për DW për protestat disamujore në Serbi, të cilat, sipas shumëkujt, mund të ndryshojnë përditshmërinë politike në këtë vendkandidatpër anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Më shumë Bashkim Evropian, më pak Kinë
Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Komisionin e politikës së jashtme të Bundestagut, Jürgen Hardt, në një deklaratë për DW, tha se aksidenti në Novi Sad dhe protestat që pasuan janë një shenjë e qartë se Serbia duhet të ndryshojë diçka në orientimin e saj të politikës së jashtme. "Serbia u mbështet shumë në paratë dhe njohuritë kineze në të kaluarën, dhe kjo tani është duke u shlyer." Rënia e një pjese të kulmit në stacionin e të trenit në Novi Sad, i cili është pjesë e projektit të Rrugës së Mëndafshit Kinez, bie drejtpërdrejt mbi qeverinë serbe. "Keqmenaxhimi dhe korrupsioni ishin më se të dukshme”, tha përfaqësuesi i partisë që ka gjasa të formojë qeverinë e re në Gjermani.
Hardt, i cili, si pjesa tjetër e partisë së tij, siç është formuluar në programin zgjedhor, angazhohet për lidhje më të ngushta midis rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, po u dërgon një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: "Autoritetet serbe duhet të dëgjojnë protestuesit: më pak Kinë, më shumë Bashkim Evropian. E ardhmja e Serbisë është në BE. Kjo duhet të reflektohet edhe në veprimet e kristiandemokratëve ".
"Populli i Serbisë duhet ta dijë"
I pyetur për qëndrimin e tij ndaj protestave në Serbi, raportuesi i Partisë së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Boris Mijatoviç, para së gjithash dënoi dhunën ndaj demonstruesve dhe përpjekjet për frikësim. "Informacionet se bandat po rrahin protestuesit deri në shtrimin në spital janë thellësisht shqetësuese. E drejta për tubim dhe liria e shprehjes janë gurëthemelet e çdo shoqërie demokratike. Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka për detyrë t'i garantojë këto liri qytetarëve të saj në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e saj si partnere e Bashkimit Evropian", kujton Mijatoviç.
Gjatë mandatit të tij, ai ka vizituar shumë shpesh rajonin dhe ka qenë vëzhgues në zgjedhjet e fundit në Serbi. Duke iu referuar tragjedisë në Novi Sad, Mijatoviç tha se "populli i Serbisë ka të drejtë të dijë se si ndodhi ky aksident tragjik dhe kush është përgjegjës. Partia ime solidarizohet me qytetarët e Serbisë që kërkojnë drejtësi për viktimat dhe gjykimin e atyre që janë përgjegjës", tha Mijatoviç për DW.
Sistemi i Vuçiqit në prag të shpërthimit
Josip Juratoviq, raportuesi shumëvjeçar i grupit parlamentar socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, beson se protestat që po zhvillohen në Serbi prej javësh janë të ndryshme në strukturën dhe organizimin e tyre nga ato të mëparshmet. Për këtë arsye ai thotë se Aleksandar Vuçiç i ka ditët e numëruara në qeverisje. "Ajo që kam thënë gjatë gjithë kohës po ndodh pikërisht tani - regjimi i Vuçiç do të shpërthejë. Ai po lufton kundër grenjzve të tërbuar dhe nuk mund ta fitojë më këtë betejë", parashikon Juratoviq, i cili deri më tani nuk i ka kursyer kritikat ndaj autoriteteve në Beograd në deklaratat e tij.
Asgjë nuk e ndihmon më, as aleatët e jashtëm dhe as të brendshëm, as aktrimi i tij i famshëm publik”, tha Juratoviç në një deklaratë për DW. Për Juratoviç, i cili pas dekadash të kaluara në bankat e Bundestagut, nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme në fund të shkurtit, lëvizja në Beograd është e veçantë në një mënyrë tjetër. "Ndërsa e gjithë bota po dorëzohet para autokratëve, studentët në Ballkan kanë gjetur një mënyrë për të hequr qafe autokratin e tyre. Vuçiç nuk mund ta fitojë këtë betejë", thotë politikani socialdemokrat i cili shpreson se vendet e Ballkanit Perëndimor "më në fund do të shpëtojnë nga mafia politike".
Peter Beyer, një raportues prej kohësh për grupin parlamentar të CDU/CSU për Ballkanin Perëndimor dhe një njohës i mirë i situatës në rajon, është pak më pak specifik se kolegu i tij partiak Hardt. "Ne po e monitorojmë situatën nga afër. Sigurisht që temat që dominojnë fushatën elektorale në Gjermani i shtyjnë në plan të dytë tema të tjera, por do të ishim shumë naivë të mos ndiqnim se çfarë po ndodh në lagjen tonë." Ai shpjegon: "Dje në Berlin, në margjinat e konventës së partisë CDU, fola me ministrin serb të Financave Sinisha Mali, ndër të tjera, për protestat dhe e pyeta se si është situata në vend dhe çfarë do të bëjmë më pas”, tha Beyer.
Ai theksoi se stabiliteti dhe demokracia në Serbi janë gjithashtu të rëndësishme për Gjermaninë dhe se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore demokratike. "Unë u kujtova gjithashtu njerëzve se ata duhet të kenë mundësinë e fjalës. Sigurisht që kjo përjashton çdo lloj dhune. Kam bërë thirrje për një përpjekje për të gjetur përgjigje së bashku me njerëzit se si të forcohet demokracia në vend dhe të arrihet stabiliteti," tha Beyer për DW./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38