Flash News

Rajoni

"Situata është dramatike"/ Zjarr në Greqi, digjen disa shtëpi dhe makina

"Situata është dramatike"/ Zjarr në Greqi, digjen disa

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë pyjore midis Stamata dhe Rodopoli në Greqi. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tyre.

Disa shtëpi dhe makina janë djegur, raportojnë mediat helene. Kryetari i komunitetit të Rodopolis tha se situata është dramatike.

“Situata është dramatike në këtë kohë. Zjarri është në anën tonë dhe ka arritur në rrugë. Është bërë një betejë për të mos lejuar që zjarri të shkojë në vendbanimin "Galini". Flakët po ngrihen nga ajri kudo", u shpreh ai.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga erërat e forta. 68 zjarrfikës po punojnë për të shuar flakët, ndërsa dhe shumë vullnetarë u janë bashkuar atyre për t'i ndihmuar. Ndërkohë 5 helikopterë dhe 4 aeroplanë po ndërhyjnë nga ajri për të shuar flakët.

Të fundit