Flash News

Rajoni

Situatë e rëndë në Greqi, gjatë 24 orëve 103 të vdekur; improvizohet spitali në parking

Situatë e rëndë në Greqi, gjatë 24 orëve 103

Situata paraqitet mjaft e rëndë në shtetin fqinj në Greqi teksa bilanci i të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19 është rënduar. Autoritetet greke të shëndetësisë kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 103 persona të prekur me koronavirus.

Situatë e rëndë në Greqi, gjatë 24 orëve 103

Ndërkohë janë regjistruar 1498 raste të reja me COVID-9 e ndërsa në intubim janë 540 pacientë.

Mina Gaga , koordinatore dhe drejtoreshë e klinikës së mushkërive të spitalit “Sotiria”, ka thënë për "MEGA" se Greqia Veriore është në një situatë shumë të vështirë. Sot, në parkingun e Spitalit Ushtarak në Selanik është ngritur një spital i lëvizshëm, i cili është i pajisur me shtretër dhe ventilatorë.

Të fundit