Flash News

Rajoni

Skadojnë rreth 240 mijë vaksina anti-Covid në MV

Skadojnë rreth 240 mijë vaksina anti-Covid në MV

Një numër i konsiderueshëm i vaksinave anti-Covid në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të skadohen.

Mediat vendase shkruajnë se rreth 240 mijë vaksinave iu përfundon afati i përdorimit për dy javë, ndërsa interesi për to ka rënë ndjeshëm.

Pikat e vaksinimit funksionojnë tani më vetëm me një turn, ndërsa dozën e parë e marrin vetëm ata që ju duhet për udhëtime apo për mbajtje të detyrueshme të punës.

“Kemi një sasi prej 240 mijë vaksinave, të cilat janë në skadim e sipër deri në fund të muajit maj”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

 

Të fundit