Flash News

Rajoni

Qeveria e re e Malit të Zi shënon Kosovën me fusnotë në dokumentin zyrtar, sqaron MPJD: Gabim teknik

Qeveria e re e Malit të Zi shënon Kosovën me fusnotë në

Ndonëse e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në vitin 2008, autoritetet e reja qeveritare të Malit të Zi e kanë shkruar Kosovën me yll fusnotë.

Bëhet fjalë për një dokument zyrtar të ministres së Shëndetësisë së Malit të Zi, Jelena Boroviniq – Bojoviq lidhur me masat e reja kundër përhapjes së Covid-19, ndërsa ra në sy se Kosova është referuar me fusnotë.

Qeveria e re e Malit të Zi shënon Kosovën me fusnotë në

Mediat në Malin e Zi e kanë cilësuar si skandal këtë fakt, ndërsa Mali i Zi deri tani nuk e ka përcaktuar Kosovën me yll, vetëm në rrethana të vecanta kur Serbia ka insistuar në këtë nëpër konferenca ndërkombëtar, ku ka qenë e pranishme edhe Kosova.

Ndërkohë, pas reagimeve ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka sqaruar se kemi të bëjmë me një gabim teknik.

Mediat në Kosovë bëjnë me sipas njoftimit të MPJ-së fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, por si një gabim i cili u përmirësua shpejtë.

Qeveria e re malazeze u formua mes partive serbe dhe partisë qytetar URA, e udhëhequr nga shqiptari Dritan Abazoviç. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës.

Të fundit