Flash News

Rajoni

Sot Samiti i “Open Balkan” në Beograd, në takim marrin pjesë edhe Turqia me Hungarinë

Sot Samiti i “Open Balkan” në Beograd, në takim marrin

Sot do të mbahet Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd, ku pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme.

Në takim do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjigka bërë të ditur se në takimin e Beogradit o të jenë gjithashtu të pranishëm edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Zoran Tegeltija, Dritan Abazoviç, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto dhe minstri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Në orën 10:00 është planifikuar të mbahet ceremonia e hapjes ku do të marrin pjesë drejtuesit e “Open Balkan”. Në 11:00 drejtuesit do të takohen me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për tërheqjen e investimeve në kuadër të nismës ”Open Balkan”.

Në orën 12:00-13:00 drejtuesit do të takohen me përfaqësues të grupeve të krizës të Iniciativës për Furnizimin me Ushqim dhe Energji.

Nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe dhe një konferencë e përbashkët për shtyp janë planifikuar për në orën 13:00.

Të fundit