Flash News

Rajoni

Sot takimi i tretë Kurti-Vuçiç, çfarë pritet të diskutohet

Sot takimi i tretë Kurti-Vuçiç, çfarë pritet

Takimi i tretë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç do të mbahet sot në Bruksel, në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së. Të dy zyrtarët u takuan dy herë vitin e kaluar, por nuk dha rezultat. 

Ishte kryediplomati i BE-së Josep Borrell i cili kërkoi zhvillimin e takimit pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik, me nisjen e reciprocitetit të targave për serbët nga qeveria e Kosovës.

Çfarë do të diskutohet?

Një ditë më parë, Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe më vonë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti tha për mediat se gjatë takimin me Lajçakun dhe Escobarin është diskutuar normalizimi i marrëdhënieve me në qendër njohjen reciproke. Kryeministri ka insistuar që Kosova është për reciprocitet për Serbinë.

Më 31 korrik, serbët në veri të Kosovës vendosën barrikada duke bllokuar qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve drejt pikave kufitare. Shkak u bë vendimi i qeverisë së Kosovës për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Të fundit