Flash News

Rajoni

Sot vendoset për fatin e integrimit, Kuvendi maqedonas voton pro ose kundër propozimit francez

Sot vendoset për fatin e integrimit, Kuvendi maqedonas voton pro ose

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të vendoset nëse pranohet ose jo propozimi francez për integrimin në BE. Ky është një vendim i rëndësishëm edhe për integrimin e Shqipërisë.

LSDM-ja ka përgatitur propozim konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë të mos negociojë për identitetin. VMRO-DPMNE-ja thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese.

Ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në një intervistë ftoi deputetët të mendojnë si burrështetas dhe të vendosin përpara interesat e vendit, në vend të interesave partiake.

Ndërkohë përgjatë këtyre ditëve, qytetarët kanë protestuar kundër propozimit francez, i cili parashikon që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë dhe të pranohet se gjuha maqedonase ka rrënjë bullgare.

Të fundit