Flash News

Rajoni

Stuhi dëbore në Greqi dhe temperatura -14 gradë, mijëra shoferë mbetën të bllokuar

Stuhi dëbore në Greqi dhe temperatura -14 gradë, mijëra

Mijëra shoferë të mbetur të bllokuar në një autostradë pranë kryeqytetit grek Athinës janë shpëtuar gjatë natës pasi një stuhi e fortë dëbore përfshiu rajonin e Mesdheut.

Më shumë se 3,500 njerëz u shpëtuan të hënën, por rreth 300 shoferë mbetën në autostradën Attiki Odos gjatë natës.

Pjesë të Athinës u goditën gjithashtu nga ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike. Autoritetet thonë se stuhia, e quajtur Elpida, do të vazhdojë deri të mërkurën.

Temperaturat gjatë natës ranë në -14 gradë Celsius. Zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou u tha gazetarëve se vendi mbeti "në një fazë shumë të vështirë, pasi parashikimet tregojnë se do të përballemi me vështirësi ".

Ministri i Mjedisit Christos Stylianides u përpoq të fajësonte kompaninë administruese të autostradës për kaosin, duke thënë se ajo "kishte dështuar të ruante kushtet normale të trafikut pavarësisht premtimeve të mëparshme se ata do të marrin masat e duhura për ta bërë këtë".

Makinave private u është kërkuar gjithashtu të qëndrojnë larg rrugëve dhe Akropoli ikonik i qytetit është mbuluar me dëbore.

Pesëmbëdhjetë persona u plagosën gjithashtu në Greqinë qendrore pasi një mjet transporti hekurudhor u përpoq të shpëtonte një tren pasagjerësh me rreth 200 pasagjerë, i cili ishte ndalur nga bora e madhe.

Të fundit