Flash News

Rajoni

“Synon spastrimin etnik të serbëve”, Rusia krah Serbisë: Kosova të tërheqë njësitë speciale!

“Synon spastrimin etnik të serbëve”, Rusia krah

Pas tensionit në veri të Kosovës, ku serbët vijojnë të mbajnë në bllokadë pikën kufitare të Jarinjes, ka reagua edhe ambasada e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në reagimin e ministrisë ruse, shkruhet se situata në veri të Kosovës është një përpjekje e shqiptarëve për të pushtuar zonat e populluara me serbë, duke e cilësuar kështu si një spastrim etnik.

“Në thelb është një përpjekje e shqiptarëve për të pushtuar zonat e populluara me serbë dhe për të vendosur kontrollin e tyre atje. Ne i konsiderojmë këta hapa si një provokim që synon spastrimin etnik dhe dëbimin e serbëve nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, transmeton Klankosova.tv.

Ministria i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të tërheqë trupat e Njësisë Speciale nga veriu dhe të shmangin një skenar që mund të kërcënojë rajonin.

“Ne presim që miqtë amerikanë dhe evropianë të Prishtinës të kenë një efekt kthjellues mbi situatën, në mënyrë që të shmangët një skenar destruktiv që kërcënon të gjithë rajonin”, bëhet e ditur në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse, transmeton Klankosova.tv.

Në reagim thuhet se KFOR-i dhe EULEX-i nuk janë të gatshëm të përmbushin detyrën e tyre parësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, ndërsa BE-ja, si ndërmjetësuese në dialogun mes Kosovës e Serbisë, nuk ka ndërmarrë hapa të prekshëm për të arritur ndryshime për të mirë.

 

Të fundit