Flash News

Rajoni

Vrasjet në Serbi nxjerrin në shesh serbët, Vuçiç akuza opozitës

Vrasjet në Serbi nxjerrin në shesh serbët, Vuçiç

Dhjetëra mijëra serbë i janë bashkuar protestave kundër dhunës me armë në kryeqytetin Beograd dhe një qytet tjetër pas dy të shtënave masive javën e kaluar. Një 14-vjeçar qëlloi për vdekje 9 persona në shkollë dhe një 21-vjeçar vrau 8 të tjerë një ditë më vonë.

Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën në të shtënat të mërkurën dhe të enjten, duke përfshirë tetë fëmijë në një shkollë fillore, raporton BBC.

Protestuesit po kërkojnë që zyrtarët e lartë të qeverisë të japin dorëheqjen dhe duan që gazetat dhe stacionet televizive që ata thonë se promovojnë dhunën të mbyllen.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dënoi protestat, duke akuzuar opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Ai tha se ishte gati të testonte popullaritetin e partisë së tij në një votim të menjëhershëm.

“Unë do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të tërhiqem kurrë para rrugës dhe turmës. Nëse do të jetë një riorganizim i qeverisë apo zgjedhje, do të shohim”, tha ai.

Policia u vendos pranë të gjitha shkollave të Beogradit ndërsa rifilluan mësimet të hënën. Qeveria po planifikon të rekrutojë më shumë oficerë për t'u vendosur në shkolla.

Turmat marshuan nëpër qendër të qytetit pas një pankarte ku shkruhej "Serbia kundër dhunës".

Të fundit