Flash News


Rajoni

Takim sekret mes përfaqësuesve nga Kosova dhe Serbia në Zvicër, dalin detaje

Takim sekret mes përfaqësuesve nga Kosova dhe Serbia në

Përfaqësues nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës ka thënë për “Telegrafi” se takimi u zhvillua një javë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka mbështetur negociatat zyrtare të BE-së me takime plotësuese jozyrtare me përfaqësues të partive kryesore politike nga të dyja vendet. Kjo u mundësoi atyre të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare”, thuhet në përgjigjen e FDFA-së.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme më tej ka shtuar se Zvicra mbështet normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Zvicra mbështet përpjekjet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë vazhdimisht në kontaktet e saj zyrtare”, thuhet në përgjigje.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka shtuar se për arsye të konfidencialitetit nuk do bëjë publike detaje të tjera.

Të fundit