Flash News

Rajoni

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, shefi i NATO-s: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, shefi i NATO-s: Pres

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Ohër, me ndërmjetësues shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhetë dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në një postim në rrjetet sociale, Stoltenberg shkruan se pret konstruktivitet dhe përparim në dialog nga ky takim.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim.

 Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë të stabilizuar dhe paqësore”, thuhet në postim.

Të fundit