Flash News

Rajoni

Takimi në Bruksel / Ministri serb tregon skenarin e Kurtit: Do sjellë një grua për të irrituar Vuçiç-in

Takimi në Bruksel / Ministri serb tregon skenarin e Kurtit: Do sjellë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka treguar skenarin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç më 15 qershor në Bruksel, për dialogun Prishtinë-Beograd

Vulin thotë se Kurti do të marrë si pjesë të delegacionit një grua e cila kur ka qenë vajzë dyshohet se është dhunuar nga serbët.
Ai thekson se kjo gjë nuk duhet të lejohet dhe do e irritonte Vuçiçin, por qëllimi i Kurtit është që në mënyrë të shëmtuar të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiç. Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiçit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë’’ - tha Vulin.

Të fundit