Flash News

Rajoni

Talat Xhaferi flet nga Kuvendi për prioritetet e qeverisë: Nuk do të lejoj të devijojmë

Talat Xhaferi flet nga Kuvendi për prioritetet e qeverisë: Nuk do

Talat Xhaferi, mandatari për formimin e Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, ka folur në Kuvend para votimit të tij si kryeministri i parë shqiptar i RMV-së.

Xhaferi tha se nuk do të lejojë devijimin, nga rruga dhe nga prioritetet e dakorduara me partnerët e koalicionit, ndërsa përmendi rrugën për integrimin në Bashkimin Europian.

Xhaferi tha se prioriteti kryesor do të jetë përgatitja e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

“Sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbeten politika qendrore dhe strategjike të qeverisë. Do të zbatojmë proceset e nisura për rrumbullakësimin e legjislacionit vendor në lidhje me proceset institucionale të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përcaktimin dhe sanksionimin e personave të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, tha Xhaferi.

Të fundit