Flash News

Rajoni

Telat Xhaferi pritet nga Zelensky në Ukrainë: Do t’ju ndihmojmë që të ndërtoni të rrënuarën

Telat Xhaferi pritet nga Zelensky në Ukrainë: Do t’ju

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është pritur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Kiev.

Xhaferi ka publikuar një foto nga takimi, ndërsa shpreh gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për ti ardhur në ndihmë Ukrainës për të ndërtuar të rrënuarën.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, shkruan Xhaferi.

Kjo vizitë e Kryetarit Xhaferi është e para e këtij lloji e përfaqësuesit të lartë nga rajoni dhe vizitë e parë e të gjitha niveleve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Të fundit