Flash News

Rajoni

“Të mos nisë fushatë njohjeje”, ministri serb "kërcënon” Kosovën: Mos e nënvlerësoni forcën e Serbisë!

“Të mos nisë fushatë njohjeje”, ministri serb

Serbia vijon të mos pranojë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selaković deklaroi sot se do të ndërmarrin një fushatë ‘çnjohjeje” për pavarësinë e saj.

Sipas medieve të huaja, Selaković tha se nëse Kosova nuk i përmbahet marrëveshjes së Washingtonit, çka nuk “e detyron” Prishtinën të ndërmarrë një fushatë të re njohjeje, e dinë shumë mirë se cffarë do të bëjnë.

“Marrëveshja e Washingtonit krijoi një zotim që Beogradi nuk duhet të drejtojë ndonjë fushatë “çnjohjeje” dhe që Prishtina të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ose të nisë ndonjë fushatë të re për njohje. Ne po i përmbahemi detyrimeve tona dhe do t’i mbajmë ato, dhe nëse ato shkelen nga ana tjetër ne e dimë se çfarë të bëjmë”, tha Selaković.

Ai kujtoi se Presidenti i Serbisë tha se askush nuk duhet të nënvlerësojë fuqinë dhe forcën e tyre. "Ajo që është e qartë për të gjithë është se, kur diçka bihet dakord me Beogradin, ajo përmbushet dhe do të jetë kështu në të ardhmen," shtoi Selaković.

Sa i përket nsiëms "Ballkani i Hapur", Selakoviç tha se të tre vendet, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kishin rënë dakord të bënin një hap serioz përpara, i cili do t'i sillte vetëm të mira atyre, qytetarëve të tyre.

"Unë jam i bindur për këtë. Nëse shikohet, nga njëra anë, vizioni dhe mençuria politike e Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe mbështetja e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit, që është një model i mirë brenda Vendet e BE -së që janë mbledhur dhe janë pajtuar për nismën e tyre”, u shpreh ai.

 

Të fundit