Flash News

Rajoni

Të parët në Ballkan, Serbia nis sot vaksinimin kundër Covid-19

Të parët në Ballkan, Serbia nis sot vaksinimin kundër
Foto Ilustruese

Ditën e sotme Serbia do të nisë vaksinimin anti-Covid, duke u bërë kështu vendi i parë në Ballkan. Kryeministrja Ana Bërnabiç do të jetë në mesin e personave të parë të cilët do të marrin vaksinën dhe kjo me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe efektshmërisë së saj.

Dy ditë më parë, Serbia ka marrë rreth 5 mijë doza të vaksinës Pfizer. Më herët është bërë me dije se Serbia është pjesë e sistemit COVAX dhe ka paguar 4 milion dollarë për vaksinat.

Serbia është vendi i parë në Ballkan, i cili do të nisë vaksinimin masiv. Shumë shtete evropiane kanë njoftuar se do të nisin vaksinimin në fund të këtij viti.

Të fundit