Flash News

Rajoni

Të shqetësuar për situatën në rajon/ Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina bëhen bashkë

Të shqetësuar për situatën në rajon/ Kosova, Mali i Zi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i Malit të Zi , Milo Gjukanoviq, dhe kryetari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq kanë zhvilluar një takim në kuadër të situatës shqetësuese në Kosovë.

Takimi u zhvillua në New York ku të pranishmit ishin mbledhur në takimin e organizuar nga OKB-ja. Tre presidentët kanë shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Në takim presidentët kanë shprehur qëndrimin e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se të treja shtetet, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi e kanë refuzuar nismën “Open Balkan” ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Të fundit