Flash News

Rajoni

Të shtëna brenda një shkolle në Bosnjë Hercegovinë, raportohet për të plagosur

Të shtëna brenda një shkolle në Bosnjë

Një nxënës ka qëlluar me armë zjarri brenda një shkolle fillore në në Llukavac afër Tuzllës të Bosnjë e Hercegovinës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq.

Si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa autori është arrestuar.

"Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të panikojnë. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë", ka thënë Deliq në Facebook.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të shtënat në shkollë janë raportuar  të kenë ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit.

“Personat e plagosur nga të shtënat e mëngjesit të sotëm në shkollën fillore të qytetit të Llukavacit janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës”, ka thënë MPB-ja.

Një pacient ndodhet i shtruar në spital i intubuar dhe i është nënshtruar operacionit.

Të fundit