Flash News

Rajoni

Të shtëna me armë në veri/ KFOR-i konfirmon se është sulmuar, si e raportojnë mediat serbe ngjarjen

Të shtëna me armë në veri/ KFOR-i konfirmon se

Mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës pati të shtëna me armë, ku u raportua se në shënjestër të sulmit ishte një ekip i KFOR-it letonez. Lajmi u konfirmua edhe nga vet KFOR-i, që bëri të ditur se të shtënat me armë ndodhën pranë patrullës së tyre të cilët ishin duke monitoruar gjendjen.

“Po, mund të konfirmoj se para disa orësh KFOR-i, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër patrullës. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, bëri të ditur KFOR-i.

Ndërsa mediat serbe e raportuan ndryshe ngjarjen. Sipas tyre pati shkëmbim zjarri sepse Policia e Kosovës “ka dashur të heqë njërën nga barrikadat”.

Por, Policia e Kosovës i ka përganjeshtruar këto lajme.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi. PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftimin.

Të fundit