Flash News

Rajoni

Temperatura deri në 43 gradë në Ballkan, eksperti grek i alarmuar: Parashikonim të ndodhte në vitin 2040

Temperatura deri në 43 gradë në Ballkan, eksperti grek i

Nga dita e martë i gjithë rajoni i Ballkanit do të pushtohet nga i nxehti afrikan. Temperaturat do të arrijnë deri në 43 gradë celsius, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Posaçëm për Ndryshimin e Klimës, Konstantinos Synolakis, në një intervistë për mediat greke, tha se me mbërritjen e të nxehtit afrikan situata në rajon do të jetë mjaft shqetësuese.

Ai theksoi se një fenomen i tillë ishte parashikuar se do të ndodhte në vitin 2040. "Me 10 ditë nxehtësi të vazhdueshme, për të cilat kishte një parashikim se ato do të ndodhin në 2040, ne papritmas i shohim ato të ndodhin tashmë nga 2021", tha eksperti grek.

"Ne tashmë jemi duke korrur efektet e ndryshimit të klimës," tha ai. Sipas tij, ajo që ne jemi duke parë aktualisht është një përshpejtim i parashikimeve që kanë vlerësuar ekstremet e motit.

Të fundit