Flash News

Rajoni

Tensionet Kosovë-Serbi, Euroactiv: BE-ja ashpërson tonet!

Tensionet Kosovë-Serbi, Euroactiv: BE-ja ashpërson tonet!

BE përdori një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër për të paralajmëruar kundër përshkallëzimit të tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan Euroactiv.

“Politikanët e lartë të dy palëve do të mbajnë përgjegjësi për çdo përshkallëzim që çon në ndonjë rritje të tensioneve dhe, potencialisht dhunës në rajon”, tha një zëdhënës i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, duke mos përmendur liderët e vendeve.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se vendi i tij është i përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se kishte plane për “likuidimin e popullit tonë”, duke iu referuar serbëve etnikë në veri të Kosovës.

Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës u ndezën përsëri në fillim të këtij muaji kur Prishtina tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri, të cilët mbështeten nga Beogradi dhe nuk i njohin institucionet e Kosovës, të fillojnë të përdorin targat e lëshuara në Prishtinë.

Situata u qetësua pasi Kurti, nën presionin e SHBA-së dhe BE-së, ra dakord të shtynte rregullimin e targave të makinave deri më 1 shtator dhe paqeruajtësit e NATO-s mbikëqyrën heqjen e postblloqeve të vendosura nga serbët.

Serbia mohon ngritjen e tensioneve dhe konfliktit në Kosovë, duke akuzuar Prishtinën për shkeljen e të drejtave të pakicave serbe.

Të fundit