Flash News

Rajoni

Tensionet në kufirin Kosovë-Serbi, Varhelyi: Veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje, të sigurohet lëvizja e lirë

Tensionet në kufirin Kosovë-Serbi, Varhelyi: Veprimet e njëanshme
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar për tensionet në kufirin Kosovë-Serbi. Ai ka kërkuar që tensionet të shuhen dhe që të dyja vendet t'i rikthehen dialgut.

Varhelyi kërkon që të sigurohet lëvizja e lirë pa vonesë. Gjithashtu thekson se veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje, por çojnë në tensione.

Në kufirin Kosovë-Serbi tre ditët e fundit ka pasur tensione për shkak të reciprocitetit për targat e automjeteve. Qeveria e Kosovës vendosi që mjetet serbe të mos hyjnë në kufi pa u pajisur më parë me targa të përkohshme. Ky vendim hasi kundërshtinë e serbëve, të cilët kanë provokuar tensione në kufi.

Të fundit