Flash News

Rajoni

Tensionet në Veri, Abazoviç: Situata i shërbeu Beogradit

Tensionet në Veri, Abazoviç: Situata i shërbeu Beogradit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që u krijua në veri të Kosovës me protestuesit serbë.

Sipas Abazoviç, e gjithë situata ka qenë në favor të Beogradit.

Sipas kreut të qeverisë së Malit të Zi, kjo ka larguar vëmendjen nga probleme të brendshme që Serbia ka.

“Ajo që ka ndodhur në Veri i ka konvenuar Qeverisë së Serbisë, sepse duan ta largojnë fokusin për disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet”, tha ai.

 

Të fundit