Flash News

Rajoni

Tensionet në veri/ “Avionët do i sjellim brenda 48 orëve”, mesazhi që Vuçiç mori nga NATO dje në mbrëmje

Tensionet në veri/ “Avionët do i sjellim brenda 48

Ish-ushtaraku italian dhe eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s, Thomas Theiner thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga Aleanca, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiç se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh…”, ka shkruar Theiner në rrjetet sociale.

Kështu, sipas tij, brenda 48 orëve, në aeroportin e Prishtinës do të transportohej Brigada e 173-të Ajrore e Ushtrisë Amerikane, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës (e ndërtuar nga Ushtria Italiane për këtë qëllim) Brigada e Parashutave e Ushtrisë Italiane “Folgore”.

Theiner ka theksuar më tej se NATO ka bërë plane dhe ka 23 vite që po trajnohet për të mbrojtur Kosovën.

Të fundit