Flash News

Rajoni

Tensionet në Veri/ Erdogan telefonon Kurtin dhe Vuçiç: Dialogu, mënyra e vetme e paqes

Tensionet në Veri/ Erdogan telefonon Kurtin dhe Vuçiç:

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.

Gjatë bisedës, Erdogan ka kërkuar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që palët të ulen në tavolinë për të gjetur zgjidhje.

“Gjatë thirrjeve ku u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, presidenti Erdogan për zhvillimet që po ndodhin në veri të Kosovës u shpreh se sigurimi i progresit në procesin e dialogut është mënyra e vetme për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në një njoftim të Presidencës turke.

Tensionet në Veri/ Erdogan telefonon Kurtin dhe Vuçiç:

Sipas njoftimit, Presidenti Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të bëjë çfarëdo kontributi për procesin e dialogut.

 

Të fundit