Flash News

Rajoni

Tensionet në veri, reagon NATO: KFOR-i po monitoron situatën për të mbajtur Kosovën e sigurt

Tensionet në veri, reagon NATO: KFOR-i po monitoron situatën për

NATO ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës nga serbët të cilët kundërshtonin zbatimin e reciprocitetit nga Prishtina.

Në një postim në Twitter, NATO shkruan se forcat e KFOR-it janë duke monitoruar nga afër situatën, ndërsa do të vijojnë të mbeten të përkushtuar në sigurinë dhe masat e nevojshme për të mbrojtur Kosovën.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, shkruan NATO në Twitter.

Të fundit