Flash News

Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, ambasadori amerikan në Beograd: Serbët të kthehen në institucione

Tensionet në veri të Kosovës, ambasadori amerikan në

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar lidhur me tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Ai i bën thirrje zyrtarëve serbë të  rikthehen në institucionet e Kosovës, pas vendimit të tyre për braktisje.

Hill shtoi po ashtu se se Kosova duhet të formojë Asosacionin dhe t’i pezullojë menjëherë masat për targat.

Tensionet në veri të Kosovës, ambasadori amerikan në

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar ndërmjetësimin e negociatave. Të dyja palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe t’i respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Hill për një nga mediat serbe.

Të fundit