Flash News

Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, Borell reagon ashpër: Të ndalen menjëherë

Tensionet në veri të Kosovës, Borell reagon ashpër: Të

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Joseph Borell ka reaguar ashpër pas situatës së tensionuar të krijuar në veri të Kosovës me aksionin kundër kontrabandës.

Me një postim në Twitter, Borell i ka bërë thirrje autoriteteve të ndalin incidentet e dhunshme duke theksuar se të gjitha çështjet e hapura duhet fillimisht t’i adresohen BE-së.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën,” shkruan Borell në Twitter.

Të fundit