Flash News

Rajoni

Tensionet në Veri të Kosovës, Lajçak: S’duam Ukrainë tjetër

Tensionet në Veri të Kosovës, Lajçak: S’duam

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nuk duhet të shihet një Ukrainë tjetër, duke iu referuar këtu luftës atje, ndërsa ka theksuar se po punojnë intensivisht për qetësimin e situatës në Veri të Kosovës.

Le të presim nga NATO që të na tregojë se çfarë ka ndodhur dhe ku ka ndodhur. Ne duam ti qartësojmë  faktet. Nuk duam të sjellim vendime pa i ditur të gjitha faktet. Po bëjmë gjithçka që mos të ndodhë një Ukrainë tjetër, përkundrazi. Për këtë shkak ne po e promovojmë procesin e normalizimit. Normalizimi është e kundërta e Ukrainës.

Dhe përse ne po bëjmë thirrje për de-eskalim? Sepse nuk duam njerëz në rrugë. Nuk duam dhunë. Duam normalizim! Jemi duke pritur për informacione nga KFOR-i,” – deklaroi ai në një intervistë për Euroneës Albania gjatë vizitës së tij në Strugë.

Të fundit