Flash News

Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, presidenti i Këshillit Evropian: Parandaloni përshkallëzimin, hiqni barrikadat

Tensionet në veri të Kosovës, presidenti i Këshillit
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku ka kërkuar tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat.

Michel thotë se ka ardhur koha që Serbia dhe Kosova të tërhiqen për të mos përshkallëzuar situatën. Ai shton se duhet të vazhdohen negociatat, duke bashkëpunuar me të dërguarin e BE-së Mirosllav Lajçak.

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën, duke përfshirë tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat dhe të vazhdojnë negociatat mbi propozimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për dialog, ndërkohë që situata në pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdon të jetë e tensionuar. Kjo situatë erdhi, pasi Kosova vendosi reciprocitetin mbi targat, vendim që nuk u prit mirë nga Serbia.

Të fundit