Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç takohet me Ramën: Diskutuam për zgjidhjen e situatës
Kryeministri Edi Rama është takuar në Moldavi me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Lajmi u bë i ditur nga media serbe “Tanjug”, e cila publikoi edhe një foto të bisedës mes tyre, teksa ndodhen në Samitin e Komunitetit Politik Europian në kryeqytetin Kishinau.
“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë, për të mirën e të gjithëve”, tha Vuçiç.
Lideri serb u takua me anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, Presidenten e Republikës së Greqisë Katerina Sakelaropoulou, Kryeministren e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë gjatë samitit të Komuniteti Politik Evropian në Kishinau.