Flash News

Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç urdhëron që ushtria të jetë në gatishmëri

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç urdhëron

Presidenti serb, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar që ushtria të jetë në nivelin më të lartë të gatishmërisë, raporton Radio Televizioni i Serbisë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha mbrëmjen e djeshme se Vuçiç ka urdhëruar që “Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”.

Ai tha se rritja në nivelin më të lartë të veprimit nga ushtria serbe bëhet për të “mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe për mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, duke parandaluar terrorizmin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë”.

Më tej, ai sulmoi Kosovën, duke e fajësuar për situatën e tensionuar në veri.

“Pala tjetër është duke bërë vazhdimisht lëvizje të njëanshme, ngritë tensione dhe vazhdimisht çon në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, që për mendimin tim, ka një synim të qartë për pastrim të plotë etnik të Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçeviç.

 

Të fundit