Flash News

Rajoni

Tensionet në Veri, Vuçiç kërkon ndihmë nga Erdogan

Tensionet në Veri, Vuçiç kërkon ndihmë nga Erdogan

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i kërkoi homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan që të mbështesë Serbinë për të stabilizuar paqen në rajonin e Ballkanit.

Mediat turke raportojnë se gjatë një bisede telefonike, presidenti serb ka kërkuar mbështetje nga presidenti turk për stabilizimin e paqes në rajon, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shërbimi për shtyp i liderit serb, raporton korrespondenti i APA-së në Stamboll.

Ai gjithashtu kërkoi nga kreu i shtetit të Turqisë që të përdorë ndikimin e vendit të tij dhe të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai gjithashtu i kërkoi kreut  të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha shërbimi për shtyp i presidentit serb.

 

Të fundit