Flash News

Rajoni

Tensionet në veri, zëdhënësi i BE-së: Në takimin e thirrur në Bruksel s'do të ketë përfaqësues nga SHBA

Tensionet në veri, zëdhënësi i BE-së: Në takimin e

Situata e krijuar në veri Kosovës pas vendosjes se reciprocitetit të targave dhe provokimet nga pala serbe, detyroi Brukselin që të thërrasë një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të shtensionimit të situatës.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka mohuar që përfaqësuesi amerikan Gabriel Escobar do të marrë pjesë në takim.

“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE-në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë nga jashtë”, ka thënë Stano për "Gazetën Express".

Një ditë më parë për të njëjtën media, ambasada e SHBA-së në Kosovë konfirmoi se pjesë e diskutimeve në Brukselit do të jetë dhe zyrtari i DASH, Gabriel Escobar.

Të fundit