Flash News

Rajoni

The Guardian: Putin po mbështet ekstremistët në Serbi për të shkaktuar tensione në Ballkan. Kosova, pika e nxehtë

The Guardian: Putin po mbështet ekstremistët në Serbi për

Në Ballkan po shohim sesi skajet e ekstremit të djathtë të Serbisë po mbështesin pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës nga Rusia. Kështu shkruan “The Guardian”, duke theksuar se këto grupe po marrin gjithashtu ndihmën ruse për të shtyrë axhendën e tyre të rrezikshme në një pjesë të paqëndrueshme të Evropës.

“Shumë serbë besojnë se Rusia ka vepruar prej kohësh si mbrojtëse e Serbisë dhe interesave të saj; të dy vendet ndajnë rrënjë sllave dhe njerëzit si në Rusi ashtu edhe në Serbi mendojnë se janë demonizuar nga perëndimi”, thuhet më tej.

Bosnja dhe Hercegovina fqinje, ku tensionet nacionaliste kërcënojnë të copëtojnë vendin, ka zgjedhje në tetor. Mali i Zi, i cili u nda nga Serbia në vitin 2006, së shpejti mund të ketë gjithashtu zgjedhje të reja.

Tensionet me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe është shtëpia e një pakice të vogël serbe, mbeten pika më e nxehtë në rajon. Koha, për fat të keq, është e duhura që e djathta ekstreme e Serbisë të shkaktojë tensione nëse duan, dhe ata kanë miq në Rusi për t'i ndihmuar, shton “The Guardian”.

Dhe Rusia tashmë ka filluar të ndihmojë, thuhet më tej. Në një dokumentar në gjuhën angleze të transmetuar së fundmi, Misha Vaçiq, një figurë e ekstremit të djathtë që pretendohet prej kohësh të jetë e lidhur me Vuçiqin dhe partinë e tij, tha se: “Ashtu si Rusia po çliron botën ruse nëpërmjet denazifikimit dhe demilitarizimit, ne serbët gjithashtu kemi të drejtë, përmes operacioneve speciale, për të krijuar botën tonë serbe”.

 

Të fundit