Flash News

Rajoni

Thellohet bilanci në Itali, shkon në 14 numri i viktimave nga përmbytjet

Thellohet bilanci në Itali, shkon në 14 numri i viktimave nga

Rritet numri i viktimave si pasojë e motit të keq në Itali.

Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave ka shkuar 14 në rajonin e Emilia Romagnës.

Sot u gjet trupi i pajetë i një 70-vjeçar në rrethinat e Ravenës, një prej zonave të goditura më rëndë nga këto përmbytje.

Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë, pasi disa persona rezultojnë të zhdukur.

Si pasojë e motit të keq, mbi 10 mijë janë banorët e mbetur pa strehë, ndërkohë dëmet parashikohen në miliarda euro, ndërsa gjendja e katastrofës natyrore vazhdon të jetë në fuqi.  

Të fundit