Flash News

Rajoni

Thellohet tragjedia, shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Greqi

Thellohet tragjedia, shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e

Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave të martën në Greqi është rritur në 57, ka thënë një mjek për BBC.

Eleni Zaggelidou, një nga dhjetë mjekët ligjorë që punojnë në hetim, tha se ADN-ja ishte marrë nga 57 trupa të pajetë.

Ndërkohë, një ministër i qeverisë tha se masat shtrënguese gjatë krizës ekonomike të Greqisë në vitet 2000 kontribuan në mungesën e investimeve në hekurudha.

Punëtorët e hekurudhave mbajtën një grevë njëditore të enjten pas katastrofës, duke fajësuar neglizhencën e qeverisë.

Ngjarja ka shkaktuar protesta në Athinë, Selanik dhe qytetin e Larisës, pranë vendit të katastrofës.

Punonjësit e shpëtimit janë ende duke kërkuar për viktima.

Ky ishte "momenti më i vështirë", tha shpëtimtari Konstantinos Imanimidis për agjencinë e lajmeve Reuters, sepse "në vend që të shpëtojmë jetë, ne duhet të kërkojmë për trupa të vdekur".

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së së martës. Një tren pasagjerësh që transportonte 350 persona u përplas me një tren mallrash pasi dy përfunduan në të njëjtën linjë - duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.

 

 

Të fundit