Flash News

Rajoni

Tjetër tragjedi në Serbi, 21-vjeçari vret me automatik 8 persona, mbi 10 të plagosur

Tjetër tragjedi në Serbi, 21-vjeçari vret me automatik 8

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në një shkollë fillore ku humbën jetën 8 nxënës dhe roja i sigurisë, pas një sulmi nga një 14-vjeçar, Serbia është tronditur nga një tjetër masakër.

Një 21-vjeçar ka qëlluar për vdekje 8 persona dhe ka plagosur mbi 10 të tjerë. Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Mlladenovcit. Shkak për ngjarjen mësohet të jetë bërë një konflikt familjar.

Në Dubonë 21-vjçari ka vrarë një polic të ri dhe motrën e tij, duke qëlluar rastësisht në oborrin e shkollës, ku ka plagosur disa persona. Sipas banorëve të zonës, sulmuesi njihet si problematik.

RTS raporton se i riu ka gjuajtur fillimisht me automatik në fshatin Dubonë, e më pas ka gjuajtur edhe në Mali Orašje dhe fshatin Šepshin afër Mlladenovcit.

Autori i sulmit është arrestuar jo shumë larg nga vendi i ngjarjes.

Të fundit