Flash News

Rajoni

Tragjedi në Alpet italiane, pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku

Tragjedi në Alpet italiane, pesë alpinistë gjermanë humbin

Pesë alpinistë gjermanë humbën jetën nga një ortek i fuqishëm bore në Alpet italiane, njoftuan autoritetet lokale.

Grupi i alpinistëve ishte nisur të shtunën për të arritur majen Cima Vertana, në vargmalin Ortler, pranë fshatit malor Solda, në veri të Italisë. Sipas informacioneve, orteku i zuri në befasi ndërsa po i afroheshin majës, duke përfshirë dy grupe të ndara që ishin të lidhur me litarë sigurie.

Tre trupa, mes tyre dy burra dhe një grua, u gjetën te shtunen, ndërsa dy viktimat e tjera, një burre dhe vajza e tij 17-vjeçare, u lokalizuan ditën e diel. Dy persona të tjerë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes shpëtuan pa lëndime.

Ekipet e shpëtimit thanë se operacioni ishte i vështirë për shkak të terrenit të pjerrët dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Vargmalet Ortler, që ndodhen afër kufirit me Zvicrën, janë një nga destinacionet më të preferuara për alpinistët profesionistë dhe aventurierët, por kushtet e motit dhe ortekët në këtë zonë mbeten shpesh të paparashikueshme dhe tepër të rrezikshme.

Të fundit