Flash News

Rajoni

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, Blinken: Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, Blinken: Zemra jonë

Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur në emër të amerikanëve, ngushëllimet për 45 jetët e humbura në tragjedinë e ndodhur sot në Bullgari.

Me një postim në Twitter, Blinken iu ka uruar të gjithë të lënduarve nga aksidenti, shërim sa më të shpejtë.

“DASH dhe Populli Amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken në Twitter.

Të fundit