Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Hekuri rrihet sa është i nxehtë, por zjarri shuhet para se të bjerë. Tragjedia më e fundit e ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr në një klub nate shkaktoi humbjen e 59 jetëve dhe plagosjen e mbi 150 personave, na kujton me dhimbje rëndësinë jetike të masave kundër zjarrit dhe të respektimit të kërkesave ligjore e kushteve teknike në ambiente ku ka grumbullim njerëzish.
Sipas raportimeve, zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë një performance muzikore, ndërsa klubi operonte në kushte të papërshtatshme. Kjo nuk duhet të trajtohet e ndiqet thjesht si një ngjarje tragjike në emisionin e radhës të lajmeve të një apo disa ditëve. Ajo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për Shqipërinë, për të rishikuar dhe për të forcuar masat e sigurisë teknike në tërësi, përfshi dhe ato kundër zjarrit në mjediset publike dhe ndërtesat private.
Zjarret në banesa apo zyra dhe sidomos në ndërtesa me përqendrim njerëzish, apo edhe në hotele e lokale, po shndërrohen në një kërcënim serioz vitet e fundit, teksa sektori i ndërtimit ka hyrë në një fazë të vrullshme. Vetëm në muajt e fundit ka pasur disa raste të tilla, që fatmirësisht nuk kanë pasur humbje në jetë njerëzish.
Teksa volumi i ndërtimeve po rritet me ndërtesa shumëkatëshe, rrugët e kalimit dhe shtigjet e shpëtimit po kufizohen e zhduken dhe tendenca për ndërtime pritet të vazhdojë me vrull, bazuar në lejet e reja të ndërtimit që arritën rekordin e 2.5 milionë m2 në vitin 2024, shteti shqiptar nuk ka ende një infrastrukturë monitorimi dhe ndërhyrjeje efikase.
Aktualisht, Shqipëria nuk e ka Kodin e Ndërtimit për mbrojtjen nga zjarri dhe as burime njerëzore që garantojnë mbrojtjen nga zjarri. Tirana është përfshirë në një urbanizim të shpejtë, i cili nuk po merr parasysh standardet me të cilat ndërtohet sot, të tilla si hapësirat, apo materialet antizjarr.
Ndërtimi i kullave me shumë kate rrit edhe më tej rrezikun nga zjarret, pasi asnjë prej tyre nuk ka as elementin më minimal, si p.sh. shkallët e emergjencës dhe një rënie zjarri në një kat do të bllokonte daljet nga katet e mësipërme. Zjarret e fundit nxorën në pah edhe faktin se përveç volumeve të ndërtimit, tani gjithnjë e më shumë investitorët përdorin materiale që nxisin zjarrin, p.sh. fasadat me izolim që shpesh përhapin zjarrin.
Edhe dritaret janë plastike, që digjen më shpejt se metali (duralumini) dhe përgjithësisht materialet e tarracave dhe dyert që përdoren në procesin e ndërtimit e favorizojnë zjarrin. Ekspertët kanë pohuar më herët për “Monitor” se mbrojtja ndaj zjarrit në vendin tonë aktualisht është tërësisht amatore dhe i tillë është edhe administrimi i rrezikut. Instalimet e sistemeve antizjarr në banesa më së shumti janë në ndërgjegjen e investitorit dhe inxhinierëve.
Edhe kur sistemet instalohen, ato rrezikojnë të mos përdoren nga mungesa e njohurive apo e përgatitjes së administratorëve të pallateve. Në anën tjetër, sektori i zjarrfikëseve, që ka qëllim të ndalojë përhapjen dhe të shuajë zjarrin, vuan nga problematika të shumëfishta.
Këtyre u shtohen dhe infrastruktura që nuk po ecën në një hap me vrullin e ndërtimeve, ku në shumë raste, zjarrfikësja nuk arrin të hyjë në zonën e zjarrit për shkak të rrugëve të ngushta, apo të bllokuara. Mungesa e sigurisë nuk është vetëm te banesat. Nuk kanë munguar rastet e zjarreve në zyra, magazina e biznese private, përfshi hoteleri e bare. Çdo verë digjen pyje e kullota, që shuhen me vështirësi, duke rrezikuar dhe hotelet, madje dhe tërë qytetin, siç ndodhi në Shëngjin.
Gjatë verës, në bregdet në festa përdoren fishekzjarrë, kur vendi është i rrethuar me pisha që në temperaturat e verës bëhen shkas për zjarre masive në zona me banim të dendur. Sigurimi nga zjarri është një tjetër tregues i ndërgjegjësimit të ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, të ardhurat nga sigurimi ndaj zjarrit në janar 2025 ishin rreth 7.5% të totalit të të ardhurave nga primet në kompanitë e sigurimit, me rënie 8.5% me bazë vjetore.
Në një pjesë të madhe, këto sigurime nxiten nga kërkesat e bankave për kredimarrësit me hipotekë, sesa nga kultura e popullatës. Ndryshimet e klimës, rritja e volumit të ndërtimeve me shumë kate dhe përdorimi gjithnjë e më shumë i materialeve që nxisin zjarret nga familjet do të rrisnin rrezikun nga zjarri. A e ka vënë ujin në zjarr qeveria deri tani? Nuk duket kështu. Askush nuk i ka penguar të bëjnë kuadër ligjor, të investojnë në sistemin zjarrfikës apo të rregullojnë kodin e ndërtimit dhe të monitorojnë zbatimin e standardeve në praktikë.
Është thelbësore që autoritetet shqiptare të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar që të gjitha mjediset publike, veçanërisht ato që strehojnë një numër të madh njerëzish, të jenë të pajisura me sisteme funksionale për shuarjen e zjarrit, dalje emergjente të qarta dhe të aksesueshme, si dhe personel të trajnuar për menaxhimin e situatave emergjente.
Për më tepër, është e domosdoshme që inspektimet periodike të jenë rigoroze dhe të pandikuara nga korrupsioni apo neglizhenca. Vetëm nëpërmjet një angazhimi të tillë mund të parandalojmë që tragjedi si ajo në Maqedoninë e Veriut të mos përsëriten në vendin tonë. Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më shpejt masat e duhura parandaluese, para se të jetë vonë./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38